Tre shqiptarë, trafikantë droge, janë dënuar me burg në Francë.

Marketing

Ata u arrestuan nga një kontroll i thjeshtë në rrugë të shtunën më 5 nëntor në Vougy.

Xhandarët e PMO morën informacion sipas të cilit një shitës heroine do të paraqitej në zonë.

Gjatë kontrolleve ndaluan një makinë në të cilin ndodheshin dy burra, ndërsa shoferi rezultoi pozitiv me kokainë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe 128 gramë heroinë.

Nga hetimet rezultoi se ata kishin edhe një bashkëpunëtor të tretë në qendrën e paraburgimit në Bonneville. Në total janë arrestuar 3 shqiptarë, 2 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova.

Dy të arrestuarit në automjet u dënuan përkatësisht me 15 dhe 18 muaj burgim, ndërsa tjetri që menaxhonte rrjetin nga qelia, u dënua me 24 muaj burg.

Krahas burgut, ata janë dënuar të mos shkelin më në Francë kur të dalin nga qelia.

Marketing