Gjermania tha më 12 prill se ka parë raportimet se Serbia ka pranuar raketa kundërajrore ruse, duke paralajmëruar se ky shtet i Ballkanit duhet të përafrojë politikën e tij të jashtme me të Bashkimit Evropian, nëse dëshiron të bëhet anëtar i bllokut.

Marketing

Mediat kanë raportuar se avionët transportues të ushtrisë kineze javën e kaluar kanë transportuar në Beograd sistemin e mbrojtjes tokë-ajër FK-3, sistem që është i ngjashëm me sistemin rus S-300, apo atë amerikan, Patriot.

Autoritetet në Serbi ende nuk kanë konfirmuar se kanë pranuar dërgesën me këto sisteme.

Beogradi ka paguar për raketat FK-3 dhe për dronët luftarakë kinezë CH-92A më 2019, duke e bërë Serbinë operatoren e parë të këtyre armëve kineze në Evropë.

“Si një çështje parimore, pritjet e Qeverisë federale për të gjithë kandidatët që aspirojnë t’i bashkohen BE-së është se ata i bashkohen politikës përbashkët të jashtme të BE-së dhe politikës së sigurisë dhe në këtë mënyrë t’i afrohen gjithnjë e më shumë BE-së”, tha Zyra për media e Federatës së Gjermanisë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të hënën, më 11 prill, përsëriti thirrjet që Serbia t’i bashkohet BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Beogradi ka votuar kundër Rusisë tri herë në Kombet e Bashkuara, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

“Nëse dëshironi të bëheni anëtar të BE-së, që Serbia do, është thelbësore që në momente të tilla të bashkoheni me politikën e jashtme të BE-së dhe me sanksionet që përfshihen në këtë politikë”, tha Baerbrock.

Marketing