Ardhja e diasporës këtë vit mund ta determinojë rritjen ekonomike në Kosovë, pasi vitin e kaluar ato patën ndikim të madh në këtë drejtim.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se sa i përket rritjes ekonomike meqenëse diaspora ka një ndikim goxha të madh, gjithçka do të varet edhe nga ardhja e tyre.
“Nëse do të kishim fluks të madh të vizitorëve nga diaspora siç e kishim në vitin 2021 që tash mund të flasim për një parashikim të krahasueshëm me atë të vitit të kaluar. Këtë vit do të kemi edhe një hendek tjetër për sa i përket aktiviteteve ekonomike dhe normës së rritjes në përgjithësi”, tha Zeka.
Kërkesë tjetër e Zekës është edhe rritja e borxhit publik në Kosovës, pasi sipas tij ka hapësirë që ky borxh të rritet e këto mjete mos të përdoren për qëllime afatshkurta por që të kenë një ndikim në zhvillimin e ekonomisë./albora.ch/