Një anije transporti me flamur të Estonisë është fundosur në ujërat e Ukrainës pak minuta më parë pasi dyshohet se ra në mina detare.

Marketing

Anija “Helt” ishte përballë brigjeve të Ukrainës, kur u dëgjua një shpërthim dhe më pas u fundos. Rapoohet se katër anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të zhdukur.

“Anija është fundosur. Dy pjesëtarë të ekuipazhit janë në një gomone në ujë dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Nuk e di se ku janë për momentin”, tha Igor Ilves, drejtor menaxhues i Vista Shipping Agency me bazë në Talin./albora.ch/

Marketing