Anglia do t’iu japë fund të gjitha kufizimeve për luftim të pandemisë më 1 prill.

Marketing

Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se personat e infektuar nuk do të kenë më detyrim ligjor për t’u izoluar, teksa ka prezantuar planin “e jetesës me COVID”.

Prej 1 prillit, ofrimi i testeve falas do të ketë shënjestër vetëm ata që janë më të cenuar, ka thënë Johson.

Partitë opozitare kanë thënë se vendimi i kryeministrit për të dalë nga pandemia është shumë i shpejtë dhe kanë shprehur shqetësim për kthim mbrapsht të testimeve.

Zyra Kombëtare e Statistikave ka vlerësuar javën e kaluar se një në 20 persona ka pasur koronavirusin në Angli./albora.ch/

Marketing