Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u takua me ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly dhe zv. drejtorin për bashkëpunim në Ambasadën e Zvicrës, Laurent Tourche.

Marketing

Ministri Latifi, falënderoi shtetin e Zvicrës dhe ambasadorin Kolly, për ndihmën e dhënë tash e disa dekada për Kosovën dhe zhvillimin e saj, duke thënë se kjo ndihmë kontribuoi drejtë përmirësimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, posaqërisht kujdesit parësor.

Po ashtu, ministri Latifi vuri në pah se Zvicra ofroi ndihmë në ballafaqim me pandeminë Covid-19, si dhe për gatishmërinë që të ndihmojë në të ardhmen rreth furnizimit me vaksina.

Një nga pikat kryesore të takimit ishte edhe mundësia e fillimit të bashkëpunimit me qëllim përgatitjen profesionale të mjekëve të rinj nga Kosova përmes kontributit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Zvicrës. Të dy palët u dakorduan që për këtë temë të përgatiten edhe pikat konkrete që ky bashkëpunim të fillojë në të ardhmen e afërt.

Gjithashtu, u diskutua edhe për krijimin e Qendrës Klinike Ekselente, si investim tejet i rëndësishëm për sistemin shëndetësor të Kosovës. Albora.ch/

Marketing