Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, duke folur për emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka theksuar se rezoluta 1244 për Kosovën sot nuk vlen.

Marketing

Ai tha se në momentin që është miratuar kjo rezolutë OKB e ka mandatuar pa afat, ndryshe nga sot kur të gjitha mandatet miratohen me një afat të caktuar.

Ai theksoi se sot Kosova duhet të jetë pjesë e OKB-së, dhe se rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë për Kosovën, por nuk mund të ndryshojë pasi Rusia ka vendosur veton.

Rezoluta 1244 e transpozuar në ditët e sotme nuk ka absolutisht asnjë pikë vlere. Domethënë është një relike është një letër që nuk ka më asnjë pikë vlerë asnjë pikë ekzistence. Problemi që kemi ne është se kur është miratuar ai mandat Këshilli i Sigurimit ka patur një filozofi pune që i miratonte mandatet pa afat. Sot të gjitha mandatet miratohen me afate, në mënyrë që mbas një viti, pas një viti e gjysmë me ndryshimin e situatës, me ndryshimin e rrethanave të bëhet edhe ndryshimi i mandateve. Me Kosovën kjo është e pamundur, të gjithë nuk dimë nga ta kapim. Për të ndryshuar rezolutën duhen 9-të vota. Në këto kushte Rusia nuk është e gatshme të bëjë asnjë zgjidhje për Kosovën. Sipas Rusisë pa një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë ndryshime. Ajo që është e tmerrshme është se 374 vetë në Kosovë në atë që është ekipi i UMNIK me 40 milionë dollarë në vit thuajse nuk bëjnë asgjë. Kosova nuk ka më nevojë për atë ekip, Kosova nuk ka nevojë për Këshillin e Sigurimit ne duam Kosovën në OKB”, tha Hoxha.

Marketing