Zëvendëskryeministri  i Republikës çeke, njëkohësisht ministër i brendshëm, Vit Rakusan është përgjigjur për ABC në konferencën e shtypit përfundimtare të 27 ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Marketing

Rakusan theksoi se në nëntor do të bisedohet sërish për Kosovën, dhe se shumica e shteteve anëtare janë pro liberalizimit të vizave.

Pyetje: Qeveria e Kosovës konsideron, se disa shtete anëtare po imponojnë kushte të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën. A e konfirmoni këtë apo i cilësoni ato si modealitetet që kanë nevojë të diskutohen dhe kur parashikoni vendimin përfundimtare për liberalizimin e vizave?

Vit Rakusan, ZV/kryeministër i Republikës Ceke: Tani është faza e debatit për liberalizimin e vizave në nivelin kombëtare të 27 shteteve anëtare te BE-se. Ne duhet të presim për përfundimin e diskutimeve në nivelin kombëtar dhe çështja e liberalizimit të vizave mund të vendoset në rend të ditës në nivelin europian, ne gjirin e Këshillit të ministrave muajin e ardhshëm, përfshirë dhe debatin me Komisionin. Nuk mund t’ju them tani termat konkrete të përfundimit të këtij debati. Por ajo që mund t’ju them, është se shumica e shteteve anëtare janë gati për liberalizimin e vizave për Kosovën

Marketing