Një burrë është akuzuar për vrasje pasi një fëmijë u gjet i vdekur në një fuçi të fshehur mes shkurreve në Australi.
Viktima besohet se është një vajzë 9 vjeçare e cila u zhduk javën e kaluar në një pronë në Malet Blu, afër Sidneit, tha policia.
Zhdukja e saj shkaktoi një kërkim masiv i cili përfundoi të martën, 18 janar kur oficerët zbuluan trupin e fëmijës pranë një lumi në një zonë fqinje, raporton bbc, përcjellë albora.ch.
Policia tha se një burrë 31 vjeçar ishte arrestuar në një apartament në brendësi të Sidneit.
Vajza e cila nuk mund të identifikohet për arsye ligjore ishte me pushime me nënën e saj kur u zhduk të enjten e kaluar.
Ajo u raportua e humbur mëngjesin tjetër.
Më shumë se 200 oficerë kryen një hetim që identifikoi të dyshuarin dhe “anomalitë” në lëvizjet e tij, sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor.
I dyshuari kishte blerë një “numër thasësh me rërë” nga një dyqan si dhe karburant për të notuar me një varkë në brendësi të Sideit.
“Kjo ishte e pasuksesshme sepse varka nuk ishte funksionale,” tha Zëvendës komisari Hudson.
31 vjeçari dyshohet se më vonë udhëtoi në zonën e lumit Colo, ku më vonë u gjet fuçia. Nuk është shumë larg vendit ku u zhduk fillimisht vajza.
“Deri në kryerjen e autopsisë nuk jemi ende të sigurt se çfarë ka ndodhur me të,” tha komisari Hudson./albora.ch/