Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur nga shtëpia e tij në Florida drejt Nju Jorkut, për seancën gjyqësore.

Marketing

Republikani 76-vjeçar, është presidenti i parë në historinë amerikane që procedohet penalisht. Të martën ai pritet të dëshmoj zyrtarisht për pagesën që i ka bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Trumpi është larguar nga shtëpia e tij në Mar-a-lago të Floridas me avionin e tij privat, për në qytetin ku e ka ndërtuar emrin e tij. Policia në Nju Jork është përgatitur në nivelin më të lartë për arritjen e Trumpit.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams dhe komisioneri i NYPD Keechant Sewell mbajtën një konferencë ku ata i bërën thirrje mbështetësve të Trump: Kontrolloni veten tha Adams. New York City është shtëpia jonë, jo një shesh lojërash për zemërimin tuaj të gabuar. Ne jemi qyteti i madh më i sigurt në Amerikë sepse respektojmë sundimin e ligjit në New York City. 

Në kuadër të paraqitjes së tij në gjykatë, Trump do t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta ndaj një të pandehuri, që përfshin fotografimin dhe dhënien e shenjave të gishtërinjve.

Marketing