Arnold Schwarzenegger aktori 74 vjecari u përfshi në një aksident të rëndë me makinë në Los Anxhelos (SHBA).  Një grua u plagos, ndërsa aktori është mirë.

Marketing

Një zëdhënës konfirmoi: “Ai është mirë, shqetësimi i tij i vetëm tani është gruaja e plagosur”, raporton blick, përcjellë albora.ch.

Ylli i Hollivudit donte të kthehej majtas nga Allenford Avenue në Sunset Boulevard në lagjen Brentwood, dy kilometra nga prona e tij, siç raporton portali TMZ.

Ai përplasi SUV e tij në një Prius të kuq, e cila u kthye djathtas në Allenford Avenue në të njëjtën kohë. Për shkak të forcës së përplasjes, Yukon i Shchwarzenegger u rrokullis me rrotat e përparme sipër makinës më të vogël.

Ndërsa, ai rrokullisej u përplas me një Porsche Cayenne e bardhë pas tij./albora.ch/

Marketing