Një 39-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Itali si pasojë e një aksidenti.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur në rrugë në Arezzo të Italisë, teksa 39-vjeçari ishte nisur për në punë.

Mediat italiane kanë bërë me dije se shqiptari ishte nisur nga zona e Pratos me makinë kur rreth orës 10:30 të mëngjesit është përplasur me makinën e një 49-vjeçarje italiane.

Sipas autoriteteve italiane 39-vjeçari me makinë të tipit “Lancia” duhet të kishte rritur shpejtësinë në korsinë e tij, por nuk e ka bërë pasi është stepur nga makina e 49-vjeçares.

Mësohet se shqiptari ka vdekur në vend pasi nuk ka mundur t’iu shpëtojë plagëve të marra.

Ndërkohë 49-vjeçarja është plagosur, por ndodhet në gjendje të mirë në spital.

Marketing