Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) sonte rreth orës 22:00 ka pësuar aksident në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Marketing

Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”. /albora.ch/

Marketing