Aksident i tmerrshëm ka ndodhur në pasditen e së enjtes në Saksoni-Anhalt: Një shofer 19-vjeçar goditi një peme gjatë një manovre parakalimi, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albora.ch. Fatkeqësisht, ai pati një aksident fatal.

Marketing

Sipas policisë, i riu po lëvizte me makinën e tij VW në mes Welsleben dhe Biere (Salzlandkreis) rreth orës 12 të mesditës. Ai filloi të parakalonte në Welslebener Straße, ku e humbi kontrollin e makinës. Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pemë buzë rrugës.
“Për shkak të forcës së goditjes, burri ka mbetur i bllokuar në automjetin e tij dhe është dashur të nxirret nga zjarrfikësit. Pak më vonë 19-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit”, tha zëdhënësi i policisë.

Shoferi tjetër u trondit dhe u desh të dërgohej në spital me ambulancë.

Marketing