Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Itali. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në Rovato të Italisë.

Marketing

Një përplasje e jashtëzakonshme, mes një “Ford Focus” dhe një kamioni që po ecte në drejtim të kundërt të udhëtimit, që nuk i la rrugëdalje shoferit të makinës, i cili pas përplasjes goditi murin e betonit në anë të rrugës që kufizon nënkalimin.

Lëndimet gjatë përplasjes ishin shumë të rënda për Adenajd Hoxhën, një student shqiptar që kishte vetëm pak kohë që ishte vendosur në këtë zonë bashkë me familjen.

Në vendngjarje policia rrugore, zjarrfikësit dhe 118 punonjësit e shëndetësisë, të cilët fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç konstatimit të vdekjes së shoferit.

Marketing