Një autobus  në Heidelberg hyri në një ndërtesë banimi, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albora.ch

Marketing

Sipas policisë, nga aksidenti i rëndë kanë mbetur të lënduar të paktën 18 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Tetë të plagosur u dërguan në klinikat më të afërta, kurse personi i plagosur rëndë u dërgu me helikopter.

Arsyeja e aksidentit është ende e qartë. E vetmja gjë e sigurt deri tani është se autobusi ka pasur një defekt teknik në dyert e pasme. Kur drejtuesi i mjetit ka zbritur, mjeti për arsye të panjohura ka nisur të lëvizë dhe pas disa metrash është përplasur me murin e shtëpisë.

Në aksident janë përfshirë edhe dy makina. Vendi i aksidentit në Peterstaler Strasse u mbyll plotësisht për kalimtarët.

Marketing