Marketing

Thuajse e gjithë mërgata po i pret festat e fundvitit në Kosovë.

Viti 2021 u përmbyll me mbi 2 milionë udhëtarë.  Vetëm gjatë dhjetorit të vitit që sapo lëmë pas përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë fluturuan 1,423 aeroplanë me 180 mijë udhëtarë.

Këto të dhëna për albora.ch i dha Valentina Gara – zëdhënëse e ANP-së.

“Nga data 1 deri më 28 dhjetor kanë fluturuar 1,423 aeroplanë me 180 mijë pasagjerë. Deri në fund të 2021 përmbyllim vitin me 2.1 milionë pasagjerë”, tha Gara.

Në bazë të shifrave të dërguara nga ANP-ja del se ndryshe nga viti 2021, viti 2020 ishte përmbyllur me mbi 1 milionë pasagjerë, ndërsa 2019 ishte e përafërt me vitin që lëmë pas me mbi 2 milionë. /albora.ch/

Marketing