Pothuajse të gjitha masat për Covid po lehtësohen nga e enjtja, 17 shkurt.

Marketing

Certifikatat e Covid të cilat tregojnë se dikush është vaksinuar, shëruar ose në disa raste ka rezultuar negativ  nuk do të kërkohen më në restorante, kinema apo në evente.

Por certifikatat e Covid do të mbeten të vlefshme dhe do të vazhdojnë të lëshohen për qëllime të udhëtimit jashtë vendit dhe vizitës në BE, konfirmoi qeveria të mërkurën.

Përveç BE-së, vende të veçanta brenda BE-së dhe vende jashtë BE-së mund të kërkojnë gjithashtu dëshmi të vaksinimit, etj, për të hyrë, transmeton albora.ch.

Shumë nga marrëveshjet reciproke që ekzistojnë midis Zvicrës dhe këtyre vendeve do të mbeten në fuqi, që do të thotë se aplikacioni juaj i certifikatës Covid dhe kodi i integruar QR është mënyra më e mirë për të treguar pajtueshmërinë me këto kërkesa./albora.ch/

Marketing