Kina ka sinjalizuar një ndryshim në qëndrimin e saj ndaj Covid ndërsa po përgatitet për të lehtësuar disa kufizime, pavarësisht numrit të lartë ditor të rasteve.

Marketing

Shangai, Guangzhou dhe shumë qytete që kanë pasur rritje të lartë të infeksioneve tashmë do të jenë më të lira. Zëvendëskryeministri i vendit njoftoi gjithashtu se vendi po përballet me një “situatë të re”.

Trazirat erdhën pasi 10 persona humbën jetën. Ata nuk mundën të dilnin nga pallati, i cili u përfshi nga flakët. Sipas protetsuesëve shkak për këtë ishin kufizimet e rrepta anti-covid.

Shumë qytetarë thanë se autoritetet i kishin mbyllur dyert me zinxhirë, edhe pse kjo nuk pranohet nga drejtuesit.

Kufizimet në qytetet kryesore si Guangzhou u hoqën papritur të mërkurën, disa orë pas protestave të dhunshme që rezultuan në përleshje midis policisë dhe protestuesve.

Një komunitet në kryeqytetin Pekin gjithashtu lejoi që rastet e Covid me simptoma të buta të izoloheshin në shtëpi.  Qytetet e tjera të mëdha si Shangai dhe Chongqing gjithashtu do të kenë disa kufizime më pak.

Zëvendëskryeministri Sun Chunlan, tha se aftësia e virusit për të shkaktuar sëmundje po dobësohej.

Kina ka regjistruar ditët e fundit numrin e saj më të lartë të rasteve të përditshme me Covid që nga fillimi i pandemisë – me më shumë se 36,000 raste të regjistruara të mërkurën.

Marketing