Këto mund të jenë orë vendimtare për thrillerin në San Carlo Canavese.

Marketing

Sot, do të kryhet autopsia për 43-vjeçarin shqiptar Fatmir Ara, i cili u gjet i pajetë të shtunën në një pyll rreth pesëdhjetë metra larg një rruge të vogël në fshat, shkruan abcnews.al.

Karabinierët e Compagnia di Venaria po pyesin disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, familjarë por edhe persona që e njihnin mirë për të rindërtuar orët e fundit para vdekjes.

Gjithashtu po kontrollohen thirrjet e fundit në celularin e viktimës.

Fatmir Ara ishte zhdukur që nga e premtja.  Pronar i ndërmarrjes individuale Nuova Edile, ai nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij në Mathi, ku jetonte me partneren dhe dy fëmijët.

Viktima rezultonte me arrest shtëpie dhe mund të dilte nga banesa vetëm për punë.

Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e tij me precedentë penalë.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë, veçanërisht atë të prishjes së pazareve të drogës dhe larjes së hesapeve.

Fatmir Ara, përpara kompanisë së ndërtimit, drejtonte një piceri në Ciriè, pranë stacionit hekurudhor Torino-Ceres. Ai vend u konsiderua baza logjistike për të furnizuar tregun e drogës në qytet sipas hetimeve të zhvilluara në vitin 2020.

Ai u arrestua me pesë bashkatdhetarë të tjerë, dhe  episodet e “shpërndarjes së drogës” varionin nga tetori 2017 deri në gusht 2019.

Pikërisht në atë periudhë, sipas hetuesve, banda, e cila e bleu drogën në Torino, në Lungo Dora Napoli ose në Mirafiori Nord, ia shiti Ciriès.

Klientët porosisnin  me kod “pica dhe birrë” dhe droga mbërrinte në shtëpi, shkruan abcnews.al.

“Miri”, siç quhej Fatmir Ara, kishte “një rol më vete” për hetuesit  kishte “rëndësi të padiskutueshme”.

Në të kaluarën ai ishte dënaur për armëmbajtje pa leje.

Karabinierët, të koordinuar në hetimet nga kryeprokurorja e Ivrea, Gabriella Viglione, nuk po i lënë asgjë rastësisë.  Ditën e djeshme ata janë kthyer në vendin e krimit, në fushën ku është gjetur kufoma. Sot, megjithatë, do të bëhet autopsia nga mjeku ligjor Roberto Testi.

Nga ekzaminimi mund të tregohet qartë numri i goditjeve në trup dhe çfarë armësh janë përdorur për ta vrarë.

Marketing