Në moshën 5 vjeç e 211 ditë, Bella J Dark nga Britania, është bërë vajza më e re në botë që ka botuar një libër, duke fituar çmimin Guinness.

Marketing

I titulluar “Macja e humbur”, libri i Bellas tregon historinë e Snowyt, një mace që humbet pasi del jashtë e vetme natën.

“Macja e humbur” u botua më 31 janar 2022 nga Ginger Fyre Press dhe që atëherë ka shitur mbi 1000 kopje. Është në dispozicion në Waterstones dhe Amazon për 6 funte.

Rekordi mbahej më parë nga Dorothy Straight (lindur më 25 maj 1958), e cila ishte gjashtë vjeçe kur libri i saj “Si filloi bota” u botua nga Pantheon Books më gusht 1964.

Personi më i ri që ka botuar një libër (mashkull) është Thanuwana Serasinghe (Shri Lanka), i cili ishte 4 vjeç e 356 ditë kur libri i tij “Junk Food” u publikua më 5 janar 2017.

Marketing