Politikani rus Oleg Morozov ka propozuar rrëmbimin e ministrit të mbrojtjes të NATO-s në Ukrainë dhe sjelljen e tij në Moskë për t’u marrë në pyetje, raporton Reuters.

Marketing

Morozov u zgjodh për herë të parë në parlamentin rus në 1993 dhe është anëtar i partisë Rusia e Bashkuar e Putinit.

Ai tha se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Rusinë dhe se ai mund të kërkonte nga Moska të rishqyrtojë qëllimet e saj ushtarake.

“E dini, ndoshta është një komplot fantastik që po përgatis… që në të ardhmen e afërt, në një fazë, ministri i luftës i NATO-s do të shkojë me tren në Kiev për të biseduar me Zelensky. Por ai nuk do të arrinte atje. Dhe ai do të zgjohej diku në Moskë, “tha Morozov.

“A mendoni se duhet ta rrëmbejmë?”, pyeti Olga Skabeeva, prezantuesja televizive e programit “60 Minuta”.

“Po. Dhe pastaj ne do të vendosim se kush ka dhënë çfarë urdhri, kush është përgjegjës për çfarë. Le të mendojnë pak të gjithë ata ministra të luftës që po mblidhen në Kiev se si do të ishte të zgjoheshe në Moskë,” tha ai, transmeton index.hr.

As Morozov dhe as Skabeyeva nuk i komentuan më pas deklaratat.

Foto: Wikipedia

Marketing