Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, se fundmi ka vizituar Zvicrën ku mori pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

Marketing

Gjatë vizitës në Zvicër, Kurti ka berë takime të shumta më përfaqësues të shumë shteteve që kanë qenë pjesmarrese në Davos por edhe bashkëatdhetarë në Zvicër për të cilët ka thënë se ndjehët i lumtur më sukseset e tyre.

Një takim i deshtuar del të jetë ai në Ambasadën e Kosovës në Zvicër ku një numër i konsiderushëm njerzish ishin mbledhur për ta pritur por kryeministri i Kosovës duket se nuk ka mundur apo nuk ka dashur të shkoj. Nuk dihet nese takimi në ambasadë ka qenë i konfirmuar nga vetë kyeministri Albin Kurti por në Ambasadë përsona më ndikim në Zvicër ishin mbledhur për ta pritur atë.

Të indinjuar nga mos shkuarja e Kurtit në Ambasadë ata ishin shprehur të pakënaqur për ketë dhe kanë thenë se derisa ne presim Albin Kurtin këtu, ai ka hyp në avion dhe ka ikur për Kosovë.

Kurse zyra e kryeministrit dje ka berë të ditur se Albin Kurti në Zvicër do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, “kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë”.

ALBORA.CH

Marketing