Një i ri shqiptar është gjetur i pa shenja jete në Itali.

Marketing

Sipas autoriteteve italiane, bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili u gjet i vdekur brenda makinës së tij të parkuar në San Donà di Piave. Mediat fqinje raportojnë se shqiptari jetonte në zonën e Pordenones.

Policia dyshon se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë droge, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga autoritetet përkatëse, transmeton albora.ch.

Do të jetë autopsia ajo e cila do të konfirmojë përfundimisht shkakun e vdekjes./albora.ch/

Marketing