Zemra e Kosovës, diaspora asnjeherë nuk ka harruar dhe vazhdon të mos e harroj vendin e shtrenjtë për të cilin ata janë heronjë. Ju jeni pjesë e Atdheut!

Marketing

Gjendja ekonomike në Kosovë që nga shpallja e Pavrasisë ka qenë dhe vazhdon të jetë e brishtë e sidomos në aspektin e zhvillimit dhe punësimit. Diaspora e Kosovës është ajo që gjatë gjithë ketyre viteve ka berë që qytetarët e Kosovës të kenë të ardhura bazë për ushqime dhe jetë të dinjitetshme.

Republika e Kosovës remitencat më të medha i ka nga diaspora dhe kryesisht këto nga familjarë që jetojnë atje dhe që pothujse cdo muaj apo një herë në tre muaj dergojnë para në Kosovë, duke mos llogaritur vizitat dhe pushimet e tyre në Kosovë që janë një lloj “infuzioni” për ekonominë e vendit.

Diaspora vazhdon të jetë ndër mbështetjet më të mëdha për Kosovën.

Sipas të dhënave për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca. Këto mjete financiare që dërgojnë qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit, te familjet e tyre, nuk kanë munguar edhe gjatë pandemisë me COVID-19.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1.44 miliardë euro. Nga Gjermania kanë ardhur 39.2% e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 19.7% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.9%.

Foto Ilustrim

Cdo muaj presin para nga diaspora

Familja e Nuhi Berishës e cila është tetë anetarëshe ka treguar se si gati cdo muaj merr para nga vellau i tij që gjendet në Zvicër. Ai ka treguar se shpenzimet më të medha janë për ushqimet bazë, nena më terapitë e shtrenjta dhe vajza në studimet private për infermieri.

“Tash e 13 vite pothujse jemi të varur nga vellau në Zvicër sepse ai gjithmonë na ka ndihmuar dhe na ndihmon ani pse edhe unë kam punuar gjatë gjithë kesaj kohe. Pagat në Kosovë janë të ulëta dhe më keto paga vetëm ushqim mund të sigurosh. Jemi tetë anëtar të familjes dhe gjithë kanë shpenzimet e veta e sidomos nëna e semurë dhe vajza në studime që janë privat dhe kushtojnë si shumë.  Herën e fundit që vëllau na ka derguar para ka qenë për Festën e Bajramit.

Unë rrallë herë kërkoj që ai të më ndihmoj por ai ketë e benë më kënaqesi edhe pse unë shpresoj që se shpejti të p;unësohet edhe vajza diku që mos të jemi më barrë për vëllaun” ka thenë Nuhiu 51 vjecar nga Komuna e Prishtinës i cili aktualisht punon si punëtor ndertimi dhe paguhet diku rreth 20 euro dita.

Raporti i Institutit Germin

Instituti Germin ka publikuar një raport në lidhje me remitancat që vijnë nga diaspora në Kosovë.

Në raportin e vetë, Germin, ka konkluduar se diaspora vazhdon të jetë ndër mbështetjet më të mëdha për Kosovën, ndërsa sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës gjatë vitit të kaluar janë dërguar mbi 1 miliard euro remitanca.

“Në bazë të hulumtimit është parë nga afër se çdo e treta ekonomi familjare pranojnë remitanca, e shumë familje janë të varura nga remitancat, duke e pasur si burim të vetëm të të ardhurave. Përkundër kontributit të madh të diasporës në forma të ndryshme të remitancave, qofshin ato individuale, kolektive apo donacione, diskutimi për këto kontribute mbetet i zbehtë dhe jo adekuat”, thuhet nga Germin.

Germin në rekomandimet e bëra në raport ka thënë se remitancat duhet përqendruar në zhvillim ekonomik të vendit. Se shpenzimi i tyre duhet të orientohet te investimet kapitale.

“Përkundër pranimit të madh të remitancave në Kosovë ndër vite, shpenzimi i tyre nuk orientohet në investime kapitale të cilat do të gjeneronin të ardhura dhe vende pune, mirëpo një pjesë e konsiderueshme e tyre shpenzohen për gjëra bazike për jetesë, siç janë ushqimi apo produktet mjekësore”.

Germin ka treguar po ashtu se si kostot për dërgim të remitancave në institucione të ndryshme financiare është tepër e lartë. Ka rekomanduar lehtësim në këtë aspekt.

Të tjerët që nuk presin nga diaspora

Mërgata si gjithëmonë vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitancave për familjet e tyre në Kosovë, por ka nga ata që edhe nuk presin shumë nga familjarët që kanë në diasporë.

Valëza Koka studentë në Universitetin e Prishtinës ka treguar se edhe pse ka familjarë në diasporë ajo asnjeherë nuk pret që ata ti dergojnë para cdo muaj.

“Unë jam në studime viti tretë por edhe punoj sepse për mua ka qenë e veshtirë që të rri të pres nga familjarët e mi në Gjermani që të më dergojnë para ani pse gjatë vitit të parë të studimeve më kanë derguar shumë herë.

Aktualisht punoj dhe disi ia dalë mbanë të paktën për shpenzimet e mija edhe pse jeta në Kosovë është gtejet e shtrenjtë. Diaspora për ne është gjithëqka por edhe ata kanë familjet e veta dhe duhet të mendojnë për vete sepse nese shikohet nder vite ata gjithmonë na kanë mbajtur gjallë” ka thenë studentja e vitit të tretë.

Sociologu Ferdi Kamberi

Diaspora investimet po i benë në patundshmeri

Në lidhje më diasporën dhe kontributin e saj në Kosovë përgjatë gjithë viteve, sociologu Ferdi Kamberi ka thenë për Albora.ch se Kosova ka një diasporë të fuqishme e cila padyshim se luan rol me rëndësi në zhvillimin ekonomik të vednit, si dhe konsiderohet një katalizator i rëndësishëm edhe për stabilitetin financiar të vendit.

“Remitencat janë një segment i rëndësishëm, ku diaspora në vazhdimësi ka ndikuar që Kosova të ketë një stabilitet ekonomik, kjo është vërejtur edhe tek bankat në Kosovë, ku vit pas viti ka pasur një ulje të normave të interesit. Po ashtu, edhe gjatë periudhës së Covid-19, diaspora pati një ndikim goxha të larta në ekonominë e vendit, madje sipas një raporti nga Instituti GAP del se vetëm ‘në periudhën janar-gusht të vitit 2020, vlera e remitencave të dërguara në Kosovë nga diaspora ishte 608.5 milionë euro apo rreth 55.4 milionë euro (10%) më e lartë se në vitin 2019’ Megjithëëse, vërehet se remitencat në Kosovë kohës së fundit gradualisht kanë kaluar nga segmenti i konsumit në patundshmëri, gjë që tregon një sinjal diaspora tani më shikon mundësitë që përmes investimeve të ndryshme qoftë në patundëshmëri ose zhvillim të bizneseve të ndikon në ekonominë e qëndrushme të vendit” ka thenë sociologu Ferdi Kamberi.

Mbledhja e Qeverisë se Kosovës

Çka thotë programi i Qeverisë Kurti për Diasporën?

Përfshirja e mërgatës dhe diasporës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës është një prej prioriteteve të rëndësishme të Qeverisë. Rëndësi të posaçme do t’i kushtohet rrjetëzimit të profesionistëve në mërgatë, ndërtimit të mekanizmave për transferimin e njohurive, ekspertizës, burimeve dhe krijimin e mekanizmave për përfshirje aktive në politikat zhvillimore.

Qeveria do të angazhohet në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të pjesëtarëve të diasporës duke fuqizuar zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë dhe në lehtësimin e shërbimeve konsullore në misionet diplomatike, si edhe krijimin e mundësive për votim nëpër misione diplomatike. Ligji për diasporën do të ndryshohet për të reflektuar ndryshimet institucionale.

Qeveria gjithashtu do të angazhohet në përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional brenda dhe jashtë vendit duke angazhuar mërgatën në diplomaci kulturore, ekonomike digjitale në mënyrë që të punojmë në promovimin e Kosovës.

Në këtë drejtim, do të ndërtojmë një strategji partneriteti 54 ku vlerësojmë mërgatën si një faktor që do të ushtrojë ndikimin e saj në vendlindje dhe anasjelltas përmes përfshirjes dhe angazhimit të mërgatës në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, angazhim direkt në sektorë të rëndësishëm në implementimin e politikave, prioritet në investime dhe bashkinvestime me biznese vendore. Në mënyrë që të koordinojë përpjekjet me diasporën, sektorin privat dhe partnerët e sektorit të tretë, qeveria do të ndërtojë një dialog të dyanshëm që të përfshijë zërat e të gjithë palëve të interesuara, e i cili duhet shtrirë në të gjitha sferat.

ALBORA.CH

Marketing