Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në një në një klub nate në Vösendorf Austri, ku i përfshirë ishte një 23 vjeçar kosovar.

Pak pas orës dy të mëngjesit, një 23 vjeçari thuhet se ka mbushur një kazan me benzinë, më pas i ka vënë flakën dhe e ka hedhur në hyrje të klubit të natës. Sulmi shkaktoi një zjarr, por u shua shpejt me zjarrfikës. 30 personat që ndodheshin në lokal nuk kanë mbetur të lënduar nga ngjarja.

Marketing

Sipas medieve austriake i dyshuari është ndalur dhe arrestuar rreth orës 02:35 të mëngjesit kur menjëherë kanë nisur kërkimet.

Efektivët gjetën në automjet një sasi të vogël kokaine. Sfondi i ngjarjes është ende i paqartë por supozohet se kosovari vendas ishte dëbuar më parë nga restoranti.

Sipas policisë, i dyshuari deri më tani ka refuzuar të bëjë deklarata dhe po mbahet në burgun Ëiener Neustadt pas zjarrvënies. /albora.ch/

Marketing