Janë 30 ditë ushqim i programuar e myslimanët janë gati për të bërë sakrificë në këtë muaj agjërimi.
Por, cilat janë ushqimet më të mira gjatë muajit të sakrificës?
Sipas dietologëve, nëse dëshironi të humbni peshë gjatë kësaj periudhe të vitit, këshilla më e mirë është të keni kujdes sidomos me ushqimet me shumë yndyrë dhe të skuqurat.
Ushqimet më të mira janë:
Frutat dhe perimet
Buka, çerealet dhe patatet
Mish pule dhe peshk
Produktet e qumështit, qumësht dhe djathë
Ushqimet pa yndyrë dhe pa sheqer
Ushqimet që duhen shmangur
Ushqimet e pjekura shumë – patate të skuqura, mish i pjekur, si edhe produkte brumi
Ushqimet me yndyrë dhe nivel të lartë sheqeri – ëmbëlsirat me sherbet
Ushqime të gatuara me yndyrë të lartë – salcat me shumë vaj dhe pasta të yndyrshme
Alternativa të tjera të shëndetshme
Kryesisht ushqimet e pjekura në furrë janë një alternativë e mirë
Ushqimet gjysmë të bëra, si perimet që tiganisen për disa minuta
Mish pule i pjekur në furrë, peshku është gjithashtu një alternativë e suksesshme, sepse ruan edhe aromën dhe shijen e ushqimit./albora.ch/