Një prodhues armësh në Ilinois të Shteteve të Bashkura të Amerikës ka prezantuar një armë të modelit AR 15 për fëmijë, që e ka quajtur JR – 15.
Pasi që u nxorr në treg arma, ajo shoqërohet me mbishkrimin “Funksionon pikërisht si arma e mamit dhe e babit”, shkruan Daily Mail.
Arma është 20% më e vogël se sa normalja dhe peshon më pak se një kilogram, por prodhuesi i saj, premton se arma ka të njëjtën fuqi vdekjeprurëse të versionit të saj me madhësi normale.
Për të mos harruar se kjo armë i kushtohet fëmijëve, ajo është dekoruar me një kafkë dhe një biberon në versionin për vajzat dhe djemtë.
Sips prodhuesve arma i lejon të rriturit që të mësojnë fëmijët si të qëllojnë.
Karikatorët kanë 5 deri në 10 fishekë, dhe kushton 389 dollarë.
Mbështetësit e kontrollit të armëve kanë reaguar të tmerruar për idenë e një arme për fëmijë, sidomos në një moment që dhuna nëpër shkolla është shumë e pranishme.
Modeli i kësaj arme për të rriturit është përdorur për 11 vrasje masive në Shtetet e Bashkura të Amerikës që nga 2012.
Vetëm mes gushtit dhe dhjetorit të 2021 janë regjistruar 136 episode me të shtëna me armë zjarri në kampuse shkollore në vend./albora.ch/