Ende nuk kemi një shifër zyrtare, mirëpo thuhet se mes ushtarëve ukrainas që luftojnë përballë Rusisë në këto 4 ditë, ka edhe shtetas shqiptarë.

Njëri nga ta është rrëfyer nga fronti i luftës. Ai deklaron se bashkë me 9 shqiptarë të tjerë janë në front të luftës 13 km në veri të Kievit, ndërkohë që shpreh shqetësimet e tij nga terreni.

Marketing

“Jemi 9 shqiptarë këtu. Më i madhi është 44 vjeç. Vijmë nga vende të ndryshme, jemi shqiptarë nga USA, apo dhe Kanadaja, ushtarë dhe ish-ushtarë”, tha ai.

Ai pohon se armiku (ushtria ruse) po avancon drejt Kievit, ndërsa shton se këto forca janë të shumta në numër, transmeton albora.ch.

“Shumë prej robërve që kemi kapur, pohojnë se nuk ishin nisur për luftë dhe se i kanë mashtruar. Ata nuk duan të luftojnë kundër Ukrainës.”, thotë shqiptari./albora.ch/

Marketing