Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia nuk do ta “pranojë lojën e provokimeve” të Kosovës, duke e komentuar ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në afërsi të kufirit me Serbinë, te vendkalimi në Bërnjak në veri të Kosovës.

Marketing

Vuçiqi sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se ushtria serbe e ka njoftuar KFOR-in për gjithçka dhe se ai është në kontakt të përditshëm me serbët nga veriu i Kosovës, transmeton albora.ch.

“Ne nuk duam të pajtohemi me lojën e tyre të provokimeve. Ata nuk janë Zoti e di se çfarë pushteti, por ne duhet të ikim nga provokimet, sepse ne jemi në gjendje të përparojmë më shpejt se të tjerët”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se autoritetet në Serbi, siç tha ai, do të jenë edhe më të buta, për të ruajtur paqen, sepse atëherë ekonomia jonë po rritet më shpejt dhe kjo është një udhëzues për të ardhmen dhe gjëja më e rëndësishme./albora.ch/

Marketing