Marketing

Duart janë të mbushura me mikrobe, të cilat përhapen në pjesë tjera të trupit, e që në disa raste ato mund të mbledhin edhe më shumë mikrobe, që më pas u transmetohen edhe njerëzve të tjerë.

Këto zakone dëmtojnë shëndetin tuaj dhe të tjerëve që ju rrethojnë.

Janë tetë pjesë të trupit tuaj që nuk duhet t’i prekni me duar, pasi që shumicën e kohës, sasia e baktereve në duar është “astronomike”, të cilat nuk do të dëshironit asnjëherë t’i bartni në pjesë të caktuara të trupit.

Për të mirën e shëndetit tuaj, në këtë artikull janë renditur tetë pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni me duar.

Fytyra juaj

Shpesh mund të keni dëgjuar se nuk duhet të prekni fytyrën, por pse? Është një ves i vështirë për t’u hequr, por sipas Dr. Ava Shamban në Huffington Post, duart tuaja përmbajnë aq shumë baktere e viruse, e vajra që mbyllin poret dhe përkeqësojnë aknet, saqë prekja e fytyrës mund të përkeqësojë lëkurën tuaj dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Mbani duart larg gojës suaj

Sipas një studimi të botuar në Journal of Applied Microbiology , një e treta deri në një e katërta e baktereve të testuara janë transferuar nga majat e gishtave në gojë dhe buzë. A e dini se sa shpesh i prekni buzët? Ndoshta mijëra herë në ditë, shkruan Lifethings.

Goja përmban deri në 72 lloje bakteresh. Shumica e tyre janë të padëmshme, dhe disa janë të dobishme për shëndetin oral. Por, shtimi i mikrobeve shtesë nga duart tuaja, prish ekuilibrin e gojës dhe mund t’ju sëmurë. Mbani duart larg gojës për të minimizuar këto rreziqe.

Çdo plagë e hapur

Meqenëse duart tuaja janë të mbuluara me baktere, nuk është ide shumë e zgjuar të prekni një plagë të hapur. Për të mos marrë ndonjë infeksion, sigurohuni që të lani duart përpara se të pastroni dhe fashoni siç duhet ndonjë gërvishtje apo plagët tjera që mund t’i keni.

Pjesa e brendshme e hundës

Brendësia e hundës suaj përmban bakteret e veta të shëndetshme. Duke futur gishtat në hundë, ju fusni brenda baktere të tjera që mund të shkaktojnë infeksion. Për më tepër, duart do të marrin bakteret e hundës dhe do të përhapen përreth, gjë që është shumë problematike gjatë sezonit të dimrit.

Të pasmet tuaja

Prekja e të pasmeve është një mënyrë e përhapjes së mikrobeve, përfshirë ato të rrezikshmet. Sipas Glenner Richardson, drejtor i mikrobiologjisë dhe laboratorëve të kimisë analitike në Microban, ju duhet të mbani duart larg vitheve tuaja.

“Kontakti me zonën anale të trupit mund të lehtësojë transferimin e një organizmi rezidencial normal të traktit gastrointestinal përmes duarve që prekin, drejtpërdrejt ose indirekt, gojën ose sytë, ku bëhet një agjent infeksioni”, thotë ai.

Mbani duart larg syve

Duke lënë mënjanë bakteret, fërkimi i tepërt i syve nuk është i mirë për ta mbajtur lëkurën rreth syve të duket e bukur dhe e re, sipas Dr. Sherry. Rezistojini dëshirës për të fërkuar sytë, pasi kjo me kalimin e kohës mund të shkaktojë rrudha dhe rrathë të zinj.

Pjesa e brendshme e veshëve tuaj

Veshët tuaj janë, në pjesën më të madhe, një sistem vetë-pastrues, sipas Men’s Health. Nëse dyshoni se keni një grumbullim dylli ose një infeksion që ju shkakton kruarje, shkoni te mjeku juaj i veshit në vend që të përpiqeni të kujdeseni vetë për të!

Mos e prekni pjesën nën thonjtë tuaj

Një artikull i botuar nga Journal of Clinical Microbiology shpjegon se ka të paktën dy herë më shumë baktere nën thonjtë tuaj sesa në çdo pjesë tjetër të dorës. Kjo është për shkak se është një terren i përsosur mbarështues për bakteret që larja normale e duarve me sapun nuk mund t’i arrijë./albora.ch/

Marketing