6 persona kanë humbur jetën në 4 atentate të ndodhura në Shqipëri gjatë 2 muajve të kësaj vere, nga Shkodra në Tiranë.

Marketing

Tre të rinj mbetën të vdekur nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, mesditën e 17 korrikut.

Në drejtim të automjetit ku udhëtonin Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, u qëllua me 50 plumba duke shkaktuar vdekjen e tyre.

Vetëm 5 ditë më vonë një person u vra pas të shtënave me armë në Laç.

Viktimë e të shtënave më armë mbeti shtetasi Klisman Preçi. Ndërkohë, në gjendje të rëndë u plagos shtetasi Ylli Brahimi.

Të dy kanë qenë duke qarkulluar me automjet dhe janë qëlluar nga një tjetër automjet në Milot.

Disa javë para ngjarjes, Klisman Preçit iu bë atentat në Lezhë. Por, edhe Brahimi i ka shpëtuar një atentati në vitin 2021 po në qytetin e Laçit.

Mesditën e 11 qershorit, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj humbi jetën pasi automjeti me të cilin po lëvizte shpërtheu në rrugën Sauk-TEG.

Sadikaj ishte një person me të shkuar kriminale.

Në 11 vitet e fundit, Sadikaj ishte shpallur në kërkim nga tre komisariate të ndryshme dhe ishte arrestuar 1 herë në vitin 2011 sepse së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat.

Në 3 qershor u vra në një atentat me armë zjarri në Shkodër Naim Bajri. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani” ku Bajri, i cili ka lidhje gjaku me fisin me të njëjtin mbiemër, kishte një dyqan peshku.

Punonjësi i tij ngeli i plagosur me një plumb në krah./Euronews

Marketing