Në komunën e Villorbas në qytetin e Trevisos, autoritet italiane kanë arrestuar katër të rinj kosovarë të cilët janë kapur në flagrancë duke e vjedhur energjinë elektrike.

Marketing

 Të rinjtë kosovarë përmes një kablloje 30 metra të gjatë, kishin vjedhur energjinë elektrike nga garazha e komshiut.

Një vjedhje të tillë pronari i garazhës e kishte vërejtur pas disa kohësh dhe kishte lajmëruar karabinierët, transmeton Gazeta Express.

Kur kishte arritur policia, të katërtit ishin munduar ta tërhiqnin shpejtë kabllon, por pa sukës.

Pas kontrollit të mëpasshëm në shtëpinë e tyre, është gjetur edhe një sasi e vogël e marijuanës, pasi policët kishin vërejtur që brenda shtëpisë po vinte erë e fortë e drogës së djegur.

Marketing