Një i dyshuar për të shtënat në Uashington,  eci mbi çati dhe u ngjit nëpër tela të rrymës në përpjekje për t’iu ikur policisë.

Marketing

Policia njofton se ndjekja përafërsisht dhjetë orëshe, filloi kur ata iu përgjigjen thirrjes për të shtëna armësh.

I dyshuari Deandre Bigesby dyshohet se shtiu me armë edhe në drejtim të policisë, më pas hyri në një shtëpi ku shkoi në çati dhe refuzoi të zbriste.

Sipas raportimeve, ai kaloi nëpër 11 shtëpi duke dëmtuar dritarët dhe pjesë të tjera, shkruan Nypost.

Një grua së cilës ai i hyri në shtëpi, tregoi se si i dyshuari theu derën dhe dritarët.

“Ai zgjodhi rastësisht shtëpinë time për të hyrë. Theu derën dhe hyri, pastaj doli lart, theu dritaren dhe hyri në verandën time”, u shpreh ajo.

Burri gjithashtu u pa edhe i zhveshur dhe raportohet se vuante nga një krizë e shëndetit mendore.

Policia arriti ta kapte Bigesby rreth orës 01:00 të mëngjesit dhe i njëjti akuzohet për sulm ndaj një oficeri policie derisa ishte i armatosur, për posedim të paligjshëm të armës si dhe për vjedhje.

Marketing