Një person është arrestuar mëngjesin e djeshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, pasi i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë.

Marketing

Sinjali mëson se 39-vjeçari u kap gjatë kontrollit të aeroplanit i cili po bëhej pas aterimit të aeroplanit nga Zvicra në Prishtinë.

Sipas burimeve ndaj tij kishte urdhër arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në degën e Gjykatës në Skenderaj.

Marketing