Për nder të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, emisioni për diasporë “Fol Shqip Show” më prezentues Altin Marku e Marash Pulaj vjen më një emision super ekskluziv e festiv dhe gjithëçka është më ngjyrat kuq e zi.

Marketing

Fëmijët e Shkollës Shqipe në Zvicër kanë berë një paraqitje të jashtëzakonshme, të gjithë veshur më ngjyrat e flamurit dhe më zërin e tyre të ëmbel e kënduan Himin e Flamurit si hapje e programit madheshtor të “Fol Shqip Show”.

Vaxhid e Xhefsere Sejdiu janë mësuesit që ishin prezent më fëmijët dhe gjithëçka ishte tejet bukur.

Gezuar Festën e Flamurit diasporë, shqiptarë dhe gjithë fëmijëve që janë e ardhmja e Shqiptarisë!

Kordinatori dhe mësuesi Vaxhid Sejdiu ka uruar gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit, ai po ashtu duke uruar më fjalët më të duhura ka thenë se këta femijë janë e ardhmja e atdheut por edhe e vendit ku jetojnë.

Vaxhid Sejdiu

Xhefsere Sejdiu ka uruar gjithë shqiptarët për festën së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

Aktualisht në Zvicër ka 105 shkolla shqipe më diku 1670 nxënës shperndarë në 18 kantonte të Zvicrës dhe jemi shumë të lumtur që mërgimtarët duan që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe dhe të marrin abetaren në dorë dhe kjo na benë shumë të lumtur.

Eliona Muqaj

Eliona Muqaj është nxënesja e parë që filloi recitimin e një vjershe të bukur për flamurin.

Melodiaro ishte vajza e radhës që vazhdoi recitimin e vjershës më zerin e saj shumë të ëmbel për abetaren!

Rejana dhe Arian Thaqi më pas vazhduan më recitim…

Më pas programi special i “Fol Shqip Show” për nder të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, vazhdoi më këngë patriotike nga fëmijët një atmosferë festive ku gjithëçka dukej kuq e zi dhe prindërit që në prapa skenë duatrokitshin.

Emisioni madheshtor e festiv ka vazhduar edhe më tej dhe atmosfera ishte vërtetë magjepse.

Për të parë emisionin e plotë, ju lutem shikoni videon e më poshtme.

Albora.ch

Marketing