Ndërkohë që 2,5 milionë ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës, shërbimi kufitar ukrainas ka raportuar se në vend po kthehen qindra mijëra të tjerë.

Marketing

Rreth 220 000 ukrainas janë kthyer në Ukrainë që nga nisja e luftës, 18 000 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit.

Shumica e të kthyerve janë meshkuj, të cilët duan të mbrojnë vendin e tyre nga pushtimi rus, transmeton albora.ch.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 579 civilë janë vrarë dhe 1002 janë plagosur në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit rus, në 24 shkurt./albora.ch/

Marketing