Metropoli në jugperëndim të Kinës, Çengdu ëshrë qyteti i fundit kinez që ka hyrë në izolim, pasi Pekini vazhdon të zbatojë politikën kontroverse të “zero rasteve” me koronavirus.

Marketing

Rreth 21 milionë njerëz janë detyruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, shkruan Reuters.

Vetëm një person brenda familjes mund të kryejë blerjet e domosdoshme.

Ky qytet ka regjistruar të enjten 157 raste të reja të infektimit me koronavirus, përfshirë 51 raste pa simptoma.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se situata është “jashtëzakonisht komplekse”.

Sipas tyre shpërthimi i ri i virusit mund të ketë ndodhur si pasojë e organizimeve të mëdha gjatë motit të nxehtë.

Marketing