Të ushtroheni rregullisht në mëshën 40-vjeçare jo vetëm që ju mban në formë, por gjithashtu zvogëlon mundësinë tuaj për t’u shtruar në spital për një sëmundje, sipas një studimi të ri të madh britaniko-amerikan.

Marketing

Studiuesit, të udhëhequr nga doktoresha Eleanor Watts e Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, e cila bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore amerikane “JAMA Network Open”, analizuan të dhënat e 81.717 të rriturve të moshës 42 deri në 78 vjeç. Koha e shpenzuar për të ushtruar u shoqërua me rrezikun e shtrimit në spital për pneumoni, goditje në tru, komplikime diabeti, trombozë, anemi të mungesës së hekurit, polipe të zorrëve, UTI të rënda dhe sëmundje të tjera.

Përfitimet e 20 minutave stërvitje

Ajo zbuloi se vetëm 20 minuta ushtrime ditore reduktonin, rrezikun e shtrimit në spital nga 4% (në rastin e polipeve të zorrëve) në 23% (në rastin e komplikimeve të diabetit) gjatë shtatë viteve të ardhshme. Gjithashtu pati një ulje të ndjeshme të rrezikut të shtrimit në spital për infeksione të traktit urinar dhe sëmundje të fshikëzës së tëmthit.

“Studimet tregojnë se aktiviteti fizik mund të përmirësojë sistemin imunitar, funksionin e mushkërive dhe zemrës, si dhe të reduktojë inflamacionin”, tha Dr. Watts.

Ekspertët rekomandojnë të paktën 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar në javë ose 75 minuta stërvitje me intensitet të fuqishëm. Mesazhi kryesor i studimit të ri është se “pothuajse çdo aktivitet është më i mirë se pasiviteti”.

Marketing