Viti 2021 pati një rigjallërim të ekonomisë dhe të biznesit, pas një pandemie të gjatë të Covid 19, e cila vështirësoi ecurinë e tyre. Shqipëria mbajti të njëjtin trend si shumica e vendeve.

Marketing

Në Shqipëri sipërmarrësit kryesorë deklaruan fitime të kënaqshme.

Zoom.al ka bërë një përllogaritje të detajuar me 20 individët shqiptarë që kanë fituar më shumë gjatë vitit 2021.

Lista kryesohet nga presidenti i Balfin Group, Samir Mane, një ndër grupet kryesore të investimeve në Ballkan, që zotëron dy qendrat më të mëdha tregtare në vend, TEG e QTU, rrjetin e dyqaneve Neptun dhe atë të supermarketeve SPAR dhe JUMBO, me një fitim prej 60 milionë eurosh.

I dyti është Shefqet Kastrati, president i Kastrati Group, që operon në fushën e hidrokarbureve dhe ka marrë disa kontrata koncesionare, si Rrugën e Kombit, Aeroportin e Tiranës apo Aeroportin e Kukësit, me një fitim prej 28 milionë eurosh.

Rrok Gjoka, i “Gjoka Konstruksion”, me disa kontrata koncesionare e PPP si rruga e Arbrit apo Tuneli i Llogarasë,  mban vendin e tretë me 19 milionë euro. (shihni listën e plotë)

Lista e 20 individeve me te pasur gjate vitit 2021

Zoom.al ka mundur t’i nxjerrë këto rezultate sipas llogaritjeve të vetëdeklarimeve të pasqyrave financiare që biznesi ka bërë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). 

Këto llogaritje janë bërë sipas të dhënave zyrtare dhe pjesëmarrjes së këtyre individëve në kompani të regjistruara në QKB. Këtu përfshihet vetëm aktiviteti në Shqipëri i këtyre kompanive.

Marketing