Zvicra zbaton paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, të kërkuara nga BE-ja pas pushtimit të Ukrainës mbi një muaj më parë. Kështu vendosi sot Këshilli Federal, i cili gjithashtu vendosi kufizime udhëtimi dhe sanksione financiare ndaj mbi 200 personave, përfshirë dy vajzat e presidentit Vladimir Putin.

Në rastin e personave të sanksionuar, tha për mediat këshilltari federal Guy Parmelin, ne kemi vendosur të sanksionojmë 217 individë – kryesisht deputetë dhe disa anëtarë të drejtuesve të republikave të vetëshpallura të Donetks dhe Lugansk, si dhe 18 organizata, përveç disa grupe oligarkësh dhe familjet e tyre.

Marketing

 Kjo paketë e mëtejshme sanksionesh u vendos për shkak të vazhdimit të luftës dhe indikacioneve të qarta të mizorive të kryera nga trupat ruse në Bucha (qytet jo shumë larg kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ed), shtoi ministri i ekonomisë. 

Paketa e pestë, e cila përfshin edhe masa ndaj Bjellorusisë, saktësoi këshilltari federal i ngarkuar me zbatimin e kufizimeve, do të hyjë në fuqi sonte në orën 18.00. 

Ka të bëjë me importin e mallrave si qymyri, por edhe druri, betoni, prodhimet e detit, vodka; këto mallra përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për shtetin rus, përveç ndalimit të eksportit të vajgurit dhe mallrave të tjera që mund të forcojnë kapacitetet prodhuese të Moskës, si robotët industrialë dhe disa kimikate.

Përveç këtyre sanksioneve, ka një ndalim për kompanitë ruse dhe bjelloruse të transportit për të transportuar mallra brenda BE-së dhe një ndalim për anijet ruse për të hyrë në portet evropiane. 

“Për këto sanksione kemi vendosur të shtyjmë duke pasur parasysh pozicionin gjeografik të Zvicrës; do të ishin të tepërta”, theksoi Parmelin. /albora.ch/

Marketing