Vazhdon vala e të nxehtit në Zvicër dhe Evropë. Zjarret në pyje po shpërthejnë në mbarë botën, shkruaj mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Temperaturat maksimale në Ticino

Korriku i këtij viti ishte jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë. Temperaturat më të larta janë matur në kantonin Ticino, ku madje është deklaruar niveli i rrezikut 4. Vala e të nxehtit nisi më 14 korrik dhe përfundoi vetëm sot. Ishte një nga më të gjatat dhe më intensivet ndonjëherë në jug të Alpeve, siç raportohet nga Meteo Schweiz.

Vlera më e lartë është matur në Stabio më 22 korrik me 36.5 gradë, që është një rekord i ri për këtë stacion që nga fillimi i matjeve në vitin 1981. Bie në sy se më 25 korrik u arrit sërish 36.4 gradë, vlera e dytë më e lartë për këtë stacion. Rekordi i mëparshëm i 29 korrikut 1983 me 36.3 gradë u tejkalua dy herë.

Në Lugano, qyteti më i madh në kanton, vala e të nxehtit zgjati 14 ditë. Sipas Meteo Schweiz, vlera më e lartë që nga viti 1864. Temperatura mesatare e matur në Lugano në shtatë ditët midis 16 dhe 22 korrikut ishte 27,6 gradë, e njëjta vlerë u mat gjithashtu midis 17 dhe 23 korrikut 2015. Është temperatura më e lartë javore e regjistruar në Lugano që nga fillimi i matjeve në 1864.

Marketing