Lëvizja kundër masave anti-Covid “Aufrecht Schweiz” (e përkthyer si “Zvicra në këmbë”) kërkon një vlerësim të plotë politik dhe ligjor të masave në Zvicër.

Marketing

Ndërhyrjet kushtojnë disa qindra miliardë franga dhe për këtë arsye nevojitet një komitet hetimor jashtë-parlamentar i pavarur, si dhe një gjykatë e posaçme me kompetenca të krahasueshme me Komitetet Parlamentare të Hetimit, lexohet në një deklaratë sot, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Lëvizja kërkon që zyra federale e shëndetit publik të vlerësojë sjelljen e Zyrës Federale të Shëndetit Publik, me një verifikim të vërtetësinë e ndërhyrjeve të saj dhe të çdo lidhjeje me industrinë farmaceutike, si dhe midis mediave dhe autoriteteve.

“Aufrecht Schweiz” është një lëvizje politike e lindur nga protestat kundër masave të marra për të frenuar përhapjen e koronvirusit./albora.ch/.

Marketing