Nga data 2 maj, autoritetet zvicerane kanë vendosur që për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës, të hiqen të gjitha masat shtrënguese.

Marketing

Nga ky vendim rikthehet aplikimi i regjimit hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrëss në periudhën para pandemisë.

Asnjë kufizim i lidhur me pandeminë nuk do të zbatohet për tranzitin përmes Zvicrës, transmeton albora.ch.

Autoritetet zvicerane  bëjnë thirrje për respektim të vetëpërgjegjshëm të rregullave të higjienës. Kantonet mund të miratojnë masa të mëtejshme kufizuese në një njoftim të shkurtër.

Për shkak të epidemisë, pati masa, kufizime dhe ndalime të ndryshme. Të gjithë këta kishin të njëjtin qëllim: të frenonin virusin korona dhe të parandalonin mbingarkimin e sistemit të kujdesit shëndetësor. Kufizimet dhe ndalimet në mbarë vendin janë hequr. Nëse është e nevojshme, kantonet mund të marrin sërish masa.

Informacione të mëtejshme disponohen gjithashtu nga Zyra Federale për Mbrojtjen Civile ose aplikacioni AlertSwiss./albora.ch/

Marketing