Për të ndihmuar popullsinë ukrainase tani në gjendje të rëndë, Zvicra ka vendosur të organizojë një sërë dërgesash ushqimesh në Ukrainë për të ndihmuar civilët.

Marketing

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, njoftoi se dërgesa e parë mbërriti në Odessa, një qytet me një milion banorë dhe i cili duhet të organizohet në përgatitjen e furnizimeve të mjaftueshme për jetesën e qytetarëve.

Seria e dërgesave ushqimore të iniciuara nga Zvicra, në bashkëpunim me partnerin e saj ukrainas Astarta-Kyiv, kanë nisur të mbërrijnë në tokën ukrainase.

Ky vendim u mor pas kërkesave të autoriteteve të Odessa, në procesin e ndërtimit të rezervave strategjike me qëllim garantimin e shpërndarjes së ushqimit për popullsinë tashmë shumë të cenueshme në rast të një bllokimi të mundshëm të qytetit./albora.ch/

Marketing