Fluturimet brenda dhe jashtë Zvicrës janë pezulluar, për shkak të një problemi kompjuterik në shërbimin e kontrollit të trafikut ajror Skyguide.

Marketing

Aeroporti i Gjenevës tha se fluturimet u ndaluan deri në orën 11:00, por në Zyrih janë ende duke kontrolluar pasagjerët, raporton BBC.

Skyguide deklaroi se një mosfunksionim teknik në orët e para të së mërkurës nënkupton se hapësira ajrore zvicerane duhej të mbyllej për arsye sigurie.

“Teknikët tanë po punojnë pa probleme për të rregulluar defektin”, u shpreh zëdhënësi i Skyguide Vladi Barrosa.

Disa fluturime po devijoheshin për në Milano, në veri të Italisë.

Aeroporti i Gjenevës shpreson të rifillonte fluturimet pak orë më vonë, por mbyllja e hapësirës ajrore ishte “në fuqi deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Deputeti Thomas Hurter, i cili është ekspert i aviacionit, tha për lematin.ch se një sulm kibernetik ndoshta nuk qëndron pas dështimit – shkaku i të cilit është ende nën hetim – fakti që “një sistem kaq i rëndësishëm papritmas nuk funksionon tregon se ne në fund të fundit jemi shumë të brishtë”.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing