Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) dhe Komisioni Federal për Vaksinimet (CFV) kanë nxjerrë udhëzime të reja në lidhje me dozat e dyta përforcuese.

Marketing

Këto injeksione rekomandohen për njerëzit “me sistem imunitar shumë të dobësuar”, tha FOPH të hënën, transmeton The Local.

“Nuk ka nevojë që publiku i gjerë të marrë një vaksinim shtesë përforcues në situatën aktuale. Sipas të dhënave të disponueshme, personat që janë plotësisht të vaksinuar ose të vaksinuar dhe të kuruar janë ende të mbrojtur mirë nga format e rënda të COVID-19”.

Për ata që kanë nevojë për përforcues për udhëtime jashtë vendit, qeveria po “vlerëson mundësitë” për të administruar injektimet. Kjo është edhe më e rëndësishme pasi disa vende kërkojnë ende prova të vaksinimit për të hyrë dhe miliona certifikata zvicerane do të skadojnë më së voni deri në vjeshtë.

Udhëzimet e zgjeruara për dozat e katërta për vjeshtën do të lëshohen brenda disa javëve të ardhshme, tha FOPH, duke shtuar se Zvicra ka një numër të mjaftueshëm dozash vaksinash.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing