Një stacion i ri nëntokësor RBS me tunele aksesi po ndërtohet aktualisht në Bern. Një nënkalim SBB me hyrje të mëdha në stacionin e dytë më të madh në Zvicër është gjithashtu në ndërtim e sipër.

Marketing

Megjithatë, zgjerimi tani po vonohet dhe kostot po rriten masivisht. Projekti i ndërtimit do të realizohet 1.5 vjet më vonë dhe gjithsej 131 milionë franga më shtrenjtë se sa ishte planifikuar.

Sipas drejtuesve të projektit, këto janë arsyet e vonesës: “Kushtet sfiduese gjeologjike dhe vështirësitë hidrologjike, vendet e kontaminuara, pandemia e koronës dhe mungesa e mundësive për të përshpejtuar”.  Tani është planifikuar të vihet në funksion stacioni i ri RBS, ndoshta në mesin e vitit 2029 transmeton albora.ch.

“Vonesa na lëndon shumë,” thotë menaxheri i përgjithshëm i projektit të RBS, Adrian Wildbolz. Në vend të rreth 614 milionë frangave, stacioni RBS tani do të kushtojë rreth 730 milionë franga.

Fillimisht stacioni i ri RBS dhe nënkalimi SBB duhej të hapeshin me faza nga viti 2027. Ndërtimi i projektit “Zukunft Bahnhof” filloi në vitin 2017. Është një projekt i shekullit që do të ndryshojë në mënyrë vendimtare stacionin e trenit të Bernës dhe rrethinat e tij transmeton albora.ch.

Do të ketë efekte të mëdha, veçanërisht për makinat, çiklistët, udhëtarët dhe për peizazhin e qytetit./albora.ch/

Marketing