Me qëllim që të sigurohet furnizimi me energji elektrike në Zvicër, është e nevojshme të krijohen rezerva energjie hidroelektrike që nga dimri i ardhshëm dhe të ndërtohen centrale rezervë për gjendjet emergjente.

Marketing

Këshilli Federal është i bindur për këtë, dhe dje vendosi për një sërë masash në këtë fushë gjatë takimit të tij.

Gjithashtu falë çmontimit të planifikuar të centraleve bërthamorë, rreziku i ndërprerjes së elektricitetit mund të bëhet një çështje e rëndësishme, veçanërisht në dimër, rapoton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Megjithatë, Komisioni ka vendosur të mos e rigjurmojë rrugën që çon në energjinë bërthamore: sot këshilltarja federale Simonetta Sommaruga paraqiti disa zgjidhje për të përballuar ngarkesat e pikut.

Kryesorja është të sigurohet furnizimi duke krijuar një rezervë të energjisë hidroelektrike tashmë për dimrin e vitit 2022/2023.

Midis hipotezave të paraqitura, që do të zbatohen me kantonet, janë rritja e stimujve për zëvendësimin e ngrohjes elektrike apo kufizimeve për ndriçimin e ndërtesave për përdorim komercial dhe industrial./albora.ch/.

Marketing