Të dhënat e Zyrës Federale të Shëndetit Publik të publikuara për fundjavën në Zvicër, thonë se mbi 89,453 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 72 orët e fundit.

Marketing

Raportohen 26 të vdekur dhe 219 njerëz thuhet se janë të shtruar në spital, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Në 14 ditët e fundit, numri i përgjithshëm i infeksioneve është 473,933, ose 5441.65 për 100,000 banorë.

Që nga fillimi i pandemisë, 2,220,491 raste të Covid-19 janë konfirmuar në laborator nga 17,415,322 analiza të kryera në Zvicër dhe Lihtenshtajn.

Në total, 12,355 të vdekur, kurse numri i njerëzve të hospitalizuar është 43,219.

Sipas FOPH, 138,169 qytetarë janë aktualisht në izolim pasi u dolën pozitiv në testime.

Nga ana tjetër, 71.145 janë në karantinë, pasi që kanë qenë në kontakt me të infektuar.

Marketing